Web Analytics

Kosova dhe Serbia sërish përballen për dinarin në Bruksel

Botuar nga: InfoKosova

Çështja e dinarit serb sërish sot do të jenë në tryezën e diskutimit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media tha se BE-ja pret që palët të jenë të gatshme për të arritur kompromis.

“Përfaqësuesi special për dialogun ka ftuar kryenegociatorët që të vazhdojnë diskutimet, ata do të takohen të mërkurën në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme për njerëzit që janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”, ka thënë Stano.

Stano ka shtuar presin që të dyja palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetje të zgjidhjes së problemit.

“Presim nga palët që të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi. Kryengociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje gjatë diskutimeve konfidenciale e këto janë mënyrat evropiane për gjetjen e zgjidhjes diplomatike. BE vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm, sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, ishte shprehur Stano. /Telegrafi/

Të FUNDIT