Web Analytics

Kristi zbulon momentin më të vështirë në Big Brother

Botuar nga: InfoKosova

I ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë një nga emrat më të përfolur të këtij BBV, një nga finalistët, madje ai që arriti të dalë në fund kokë më kokë me Luizin, Kristi.

Ai ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme dhe si është përshtatur tani me jetën jashtë dhe që është kthyer në normalitet.

Kush ka qenë momenti më i vështirë për Kristin brenda në Big Brother?

Momenti më real që ka ndodhur është kur erdhi babai i mërzitur, me shumë dyshime me pasiguri.

Ishte momenti më i vështirë, kur u fut një baba, Sabiani ai ka qenë momenti më delikat.

Prindër të një të dashure kam takuar, por jo në atë formë të një ‘reality-show’ me njerëz të tjerë qa donin të përfitonin nga situata dhe shtonin komente, ishte shumë e vështirë.

Mendoi Kristi në këtë moment që të ndërpriste rrugëtimin?

Ishte i vetmi moment ku u binda që duhet të dal që të shpëtoja çdo gjë, marrëdhënien, veten dhe personat.

Sa krenar është Kristi për veten?

Jam shumë krenar, desha të fitoja edhe komentet që merrja ishin logjike.

E vlerësoj edhe gjërat që ka bërë Luizi sepse ka bërë shumë gjëra të mira, unë e kam kritikuar gjithmonë por kam parë edhe disa gjëra që më pëlqyen, fllova ta kuptoj.

Të FUNDIT