E enjte, 5 Dhjetor, 2024
4.1 C
Pristina

Luizi flet sërish për situatën në lavaman: Ishte reagimi i Kiarës ajo që nxiti mërzitjen në publik

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-konkurrentët kanë sqaruar të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë në Post Big Brother VIP Albania.

Të njëjtit i janë rikthyer sërish një situate të Luizit dhe Kiarës, ku artisti shkodran e bllokoi moderatoren në lavaman.

Kjo u cilësua si dhunë kundrejt prezantueses, ndërsa kësaj radhe kanë sqaruar sërish se çfarë mendojnë dhe se si qëndron e vërteta.

Luizi thotë se ishte reagimi i Kiarës ajo që më shumë nxiti mërzitjen në publik.

“Duke filluar nga e para, zhgënjimi i njerëzve. Unë e them edhe se ndoshta do të duket sikur dua t’ia lëshoj fajin Kiarës. Jo vetëm Kiara, por kushdo që të ishte ajo që e bëri atë skenë që të godiste aq shumë njerëzit e mi ishte reagimi që bëri Kiara. Reagimi i saj emocional i vërtetë ishte reagimi që ndikoi jo gjesti jo akti që bëra, pavarësisht se ato erdhën si nevojë e kësaj”, tha Ejlli.

Kiara në anën tjetër tha se kjo ndodhi pasi në atë periudhë i ishin akumuluar shumë gjëra.

“Unë në atë periudhë kanë qenë disa situata që më patën rënduar, gjëja më e vogël të ndodhte mua më nervozoi, thoja përse nuk kapi Dean, përse nuk kapi Oltën, përse bash mua. Nga ana ime se kam përmendur ndonjëherë se ka përdorur dhunë ishin nerva të momentit”, theksoi Tito.

Sidoqoftë, ata vazhdojnë akoma të jenë çift dhe në çdo moment me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika