Web Analytics
E martë, 25 Qershor, 2024
15.7 C
Pristina

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hell, i cili mendon që shtetit serb nuk duhet t’i kërkohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës de jure, për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Rohde në një postim të bërë në platformën X ka thënë se normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë përfshinë njohjen reciproke, transmeton Telegrafi.

“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende: Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka pohuar ai.

Gjithashtu, Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku pikërisht kishte deklaruar se “është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”.

Hill: Evropa nuk do t’ia kërkojë Serbisë njohjen de jure të Kosovës për hyrjen në BE
Ndryshe, ambasadori Hill të enjten tha se mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet që de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por se evropianët “po kërkojnë pikërisht atë që thonë se po kërkojnë – normalizim të marrëdhënieve”. /Telegrafi/

Nga rubrika