Web Analytics

Rrahje mes dy të miturave në një strehimore në Gjakovë

Botuar nga: InfoKosova

Në strehimoren për rastet e dhunës “Shtëpia e sigurt” në Gjakovë, të enjten ka ndodhur një incident, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Dje për motive ende të pa panjohur, një e mitur ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë”, tha ai.

Tutje, Elezaj konfirmoi se me vendim të prokurorit kompetent është iniciuar rast “sulm”, dhe lënda do të trajtohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Të FUNDIT