Web Analytics

Skuadra arabe përgatit mega-ofertë për Lukakun

Botuar nga: InfoKosova

Romelu Lukaku mund të largohet nga Serie A gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Sulmuesi belg kishte oferta nga klubet e Arabisë Saudite në verën e vitit të kaluar, por vendosi t’i bashkohej Romës pasi i prishi punët me Interin.

E tash, mediumi italian “Gazzetta dello Sport” shkruan se klubet nga Saudi Pro League e kanë rikthyer interesimin për ish-futbollistin e Chelseat, Evertonit dhe Manchester Unitedit.

Klubi Al-Hilal ia ka ofruar sulmuesit belg një rrogë prej 30 milionë eurosh neto në vit, me një kontratë dyvjeçare.

Një ofertë e jashtëzakonshme për sulmuesin, i cili nuk ka vendosur ende nëse do të luajë në Evropë edhe sezonin e ardhshëm ose jo.

Lojtari është huazuar në kryeqytetin italian, ndërsa është ende në pronësi të Chelseat, i cili është i gatshëm ta shesë atë për afro 40 milionë euro.

Të FUNDIT