Web Analytics

Sot diell dhe vranët, pasdite riga shiu

Botuar nga: InfoKosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHK njofton se vranësirat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin riga shiu më të fokusuara në rrafshin e Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në disa pjesë, kryesisht jug dhe jugperëndim të vendit parashihen riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s .

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten shumë të mira. Kjo si rezultat i mos prezencës së ngricave të cilat viteve të kaluara i kanë sjellë shumë dëme bujqësisë (pemëtarisë).

Ndërsa prezenca e erës së dobët deri mesatare, do të krijojë kushte për ajër të një cilësie relativisht të mirë. /Telegrafi/

Të FUNDIT