Web Analytics

Sot varroset 48 vjeçarja që u vra nga përleshja mes dy grupeve kriminale në Prishtinë

Botuar nga: InfoKosova

Të martën në Prishtinë nga një gjuajte me armë në mes dy grupeve kriminale, mbeti e vrarë edhe një grua e cila ishte kalimtare e rastit.

Familjarët kanë bërë të ditur se Zejnije Gubetini-Gashi 48 vjeçare do të varroset sot.

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë familjen, shoqërinë dhe miqtë se sot, më datën 27.03.2024, nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë, si një kalimtare e rastit, u vra motra jonë (qika e axhës) Zejnije Gubetini Gashi. Varrimi i të ndjerës do të zhvillohet nesër, më datën 28.03.2024, me ikindi (15:15) në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan).”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ndryshe, Gubetini- Gashi ishte dërguar me urgjencë në QKUK, mirëpo e njëjta nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë të mërkurën në spital. /Telegrafi/

Të FUNDIT