Web Analytics

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, policia arreston të dyshuarin

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Në njoftimin e bërë për media, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, thotë se më datë 29 mars 2024 rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se me datё 23.03.2024 rreth orёs 17:00, nё fshatin Vitomiricё njё person i dyshuar kishtё shtёnё me armё zjarri.

Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, ka ndёrmarrё veprime hetimore ёshtё arritur qё tё gjinden dy (2) gёzhoja ne vendin e ngjarjёs, e mё pas edhe personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё veturën e tij janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё (1) armё (pistoletё) e tipit M57 kal: 7.62mm
Dy (2) gёzhoja kal: 7.62X 25mm

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurё te rregullt./Telegrafi/

Të FUNDIT