Web Analytics

Temperatura pranverore gjatë kësaj jave

Gjatë kësaj jave në vendin tonë do të kemi mot stabil kryesisht me diell dhe temperatura pranverore.

Do të ketë intervale më të gjata me diell, e herë herë kalojnë edhe vransira, por se nuk paraqiten gjasa për të reshura. Ditëve të para, orëve të mëngjesit nëpër ultësira mund të shfaqen kushte për mjegull apo mjegullinë.

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë në 14°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-49 km/h. /Telegrafi/

Nga rubrika