Web Analytics

Tri ditë zie ka shpallur Lista Serbe për sulmuesit serbë të vrarë në Banjskë

Botuar nga: InfoKosova

Lista serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka shpallur tre ditë zie në komunat e Kosovës të banuara me popullatë shumicë serbe, për shkak të vrasjes së tre terroristëve, të cilët të dielën në mëngjes sulmuan me armë zjarri Policinë e Kosovës.

Njoftimi për tri ditë zie është bërë në një postim të Listës serbe në Facebook.

“Datat 26, 27 dhe 28 shtator shpallen ditë zie në komunat me shumicë serbe për shkak të vdekjes së qytetarëve tonë në ngjarjen tragjike në Banjskë”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim. /Telegrafi/

Të FUNDIT