Web Analytics

Dy ish banorët e tjerë të Big Brother VIP Albania në lidhje dashurie?

Drini Zeqo u pyet në “Këndin e së Vërtetës” në “Top Arena” për aludimet në lidhje me një lidhje të mundshme me ish-banoren e BBV.

Bëhet fjalë për Dea Vierin, e cila e surprizoi në studio me rastin e ditëlindjes së moderatorit.

Për sa i përket pyetjes, Drini la të kuptohej se nuk ka diçka të tillë mes tyre.

I uroj Deas një fat të lumtur në jetë”, tha ai.

Dea dhe Drini janë dy prej ish-banorëve të këtij BBV3.

Por, edhe pse nuk jetuan asnjë ditë bashkë në shtëpinë e famshme, ata janë njohur jashtë dhe duket se kanë krijuar një miqësi shumë të fortë.

Fillimisht ishte një foto e të dyve me Ledjonën e tani dy foto të tyre bashkë, shumë të afërt, që beri lëmsh rrjetin.

“Shikoni foton tjetër për të parë lumturinë”, i mbishkruante Dea dy fotot me Drinin, i cili në foton e dytë e ka përqafuar dhe shfaqet duke e puthur në faqe.

Nga rubrika