Web Analytics

Këta janë konkurentët e rinj që kanë hyrë mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 3”

Botuar nga: InfoKosova

Françeska Murati dhe Endrik Beba janë dy banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Françeska është “Miss London 2023”, e njohur për karrierën e saj të modelingut në Britaninë e Madhe.

Nga ana tjetër, Endrik është një këngëtar i njohur dhe gjithashtu ka pasur një histori më parë me Sarën.

“Vëllai i Madh” i ka dhënë një avantazh atyre në dhomën e gjumit.

Ata do të zgjidhnin një nga krevatet që është zënë nga të tjerët.

Françeska ka zgjedhur krevatin e Rikes, e cila do të flejë ngjitur me Rozën.

Nga ana tjetër, Endrik ka zgjedhur një krevat që është brenda, duke fjetur te ai që është mes Ledjonës dhe Eglës.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT