Web Analytics

Kush e moderon Big Brother VIP Kosova 3-shin? Alaudini habit me përgjigje

Sezoni i ri televiziv nis së shpejti e bashkë me të rikthehen edhe formatet më të dashura të publikut.

Organizimi më i madh i skenës mediale kosovare, ai i Big Brother VIP poashtu do të ketë një sezon të tretë, pas të dytit të theu çdo rekord duke grumbulluar miliarda klikime.

E kurreshtja është shumë e madhe për gjithçka mbi sezonin e tretë.

I ftuar në emisionin Kosova Today, moderatori Alaudin Hamiti, teksa fliste për çmimin “Performanca më e lartë” dhënë për Kosovën nga kompania e patentës, Banijaz, u pyet për sezonin e radhës.

Ai tha se gjithçka do të kuptohet në shtator, duke lënë pa përgjigje të gjitha pikëpyetjet.

JEHONA: Kurreshtja nis gjashtë muaj më herët. Nga momenti kur ndalen dritat. Çka mund të zbulosh?

DINI: Nuk mund të zbuloj asgjë.

Po besoj i keni lexuar lajmet, ato mbesin lajme në mendjen e atyre që i lexojnë dhe si duan ta perceptojnë lajmin.

Po besoj në shtator zbulohet gjithçka se çka do të ndodh me Big Brother VIP Kosova 3.

KRONI: Pra do kemi 3-shin gjithsesi.

DINI: Po patjetër, si mbetet të shihet

JEHONA: Pra të gjitha lajmet duhen injoruar?

DINI: Nuk do të thotë me i injoru por le t’i marrin në formën si dojnë ata.

Shiko videon e plote:

Nga rubrika