Web Analytics

Uau! Njerëzit ishin në gjendje të paguajnë kaq mijë euro për të siguruar fotot e Eglës rrugëve të Tiranës

Botuar nga: InfoKosova

Imazhet e Egla Cenos në rrugët e Tiranës kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, derisa konfuz ka mbetur fakti se çfarë do të bëhet me banoren më të përfolur të ditëve të fundit.

Në fillim u tha se aktorja ishte skualifikuar nga gara, dhe vetëm të nesërmen, dolën imazhet të cilat e tregonin atë të izoluar brenda një dhome nga banorët e tjerë të BBVA-s.

Duke mos mjaftuar këto, dolën imazhet që Egla po ecte rrugëve të Tiranës me disa persona të paidentifikuar, për të cilët tani thuhet se ishin stafi i produksionit.

Këto imazhe të Eglës, janë shkrepur nga qytetarë të shumtë të cilët ishin të entuziazmuar se kur e panë aktoren në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë.

Ndërkaq, gazetari i Top Channel, Arjon Muça deklaroi se madje një person ishte i gatshëm të paguante 2,000 euro për ndonjë fotografi të saj në Tiranë, duke treguar edhe interesimin që kanë shikuesit për “ish-banoren”.

“Shihja njerëz në Komunën e Parisit që bërtisnin e ulërisnin, ‘e pashë Eglën’, derisa një personazh i njohur si Anaidi, tha se është i gatshëm të paguajë 2,000 euro kush i çonte fotografi të Eglës në Tiranë”, potencoi ai. /Telegrafi/

Të FUNDIT