Web Analytics

U tha se i bëri diss-it Romeot, reagon menjëherë Einxhel

Botuar nga: InfoKosova

Moderatorja dhe ish-banorja e BBVIP1, Einxhel Shkira me anë të një postimi në rrjetet sociale u duk se ironizoi Romeo Veshajn.

Gjatë Prime-it të djeshëm në BBV, u shfaq një klip ku Jul Deda dhe Romeo Veshaj ishin zënë me tone të larta dhe në një moment ky i fundit i thotë ti je njeri pa argumenta.

Gjithashtu edhe Lediona u shpreh se “Romeo nuk ka argumenta”.

Ndërkohë Romeo nga ana tjetër u përgjigj: “ Ma shpjegoni nga google çfarë do me thënë argument”.

Teksa hodhëm një vështrim në storyn e Einxhel, ajo me ironi shpjegote kuptimin e fjalës “argument”.

Pasi mediat e morën si diss ndaj Romes, kjo e fundit ka reaguar duke thënē se storyn e ka publikuar para diskutimit të banorëve.

Shiko foton:

Të FUNDIT