Web Analytics

Heidi krijon një poezi për të, Romeo emocionohet

Heidi dhe Romeo të shkëptur tërësisht nga intervistat dhe gjithçka lidhet me daljet publike në TV, po shijojnë në maksimum dashurinë dhe pushimet e tyre.

Së fundmi çifti ka qenë tepër aktiv në rrjetet e tyre sociale ku kanë ndarë momente me njëri-tjetrin në Spanjë, Itali e së fundmi në jug të Shqipërisë.

Duket se gjithë këto momente e kanë frymëzuar Heidin të shkruajë një poezi për partnerin e saj të cilën e ka postuar në Instastory, detaj ky që e ka emocionuar Romeon padyshim, siç duket dhe nga reagimi i tij kur e ka ripostuar poezinë e saj në Instastory.

“Dashuroj çdo gjë që është ndryshe, Dashuroj adrenalinën, me ty ka kuptim. Dashuroj çdo gjë që është e egër, Dashuroj çdo gjë që është e kripur, Gjithçka që gërryhet, që mbetet, Që të ndryshon, përgjithmonë. Dashuroj gjithçka që lë shenjë, Paksa si bëjnë heronjtë. Dashuroj gjithçka që jemi ne.” – poezia e Heidit përkthyer në shqip.

Nga rubrika