Web Analytics

Ditë Zie për këngëtarin e njohur kosovar, humbë babin

Ditën e djeshme (e enjte) ka ndërruar jetë babai i këngëtarit të njohur, Neki Emra, Fikrim Emra.

Lajmi u bë i ditur nga vetë artisti me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjersa tregoi se ka qenë 71-vjeçar.

Babai i Nekit përndryshe ka qenë kompozitor dhe ka udhëhequr korin e SHKA “Agimi”.

I ndjeri gjithashtu ka kontribuar tejet shumë në jetën kulturore të qytetit të Prizrenit.

Neki në ndërkohë duhet theksuar se është pjesë e tregut muzikor shqiptar prej shumë vitesh.

Ai deri më tani ka sjellë një sërë hitesh e ka qenë prezent në shumë mbrëmje e ahengje muzikore.

Nga rubrika