Web Analytics

Hyrje në Big Brother Vip, këngëtarja e njohur: Më është bërë propozimi

Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Top Arena”, Top Channel.

Ajo është vënë përballë disa pyetjeve pikante të moderatores, Alesia Bami.

Kjo e fundit e ka pyetur artisten nëse do të jetë pjesë e edicionit të katërt të reality show-t, “Big Brother VIP”.

Era është shprehur se i është bërë propozimi, por ka shtuar se ‘për momentin nuk e shoh veten”.

Ndërkohë e pyetur për këngëtaren e saj të preferuar, Rusi ka përmendur “Pink dhe Tina Turner”.

Alesia: A do të jesh pjesë e Big Brother VIP 4?

Era: Më është bërë propozimi, por për momentin nuk e shoh veten, se aq e qetë sa jam aq edhe ekstremiteti tjetër jam

Alesia: Kush është këngëtarja jote e preferuar?

Era: Një nga të preferuarat është Pink, përveç Tina Turner, që është dashuria ime e parë dhe e vetme e jetës sime.

Nga rubrika